Mblidhet kryesia e PS-se, propozohen 4 emra te rinj
Eshte mbledhur diten e sotme kryesia e PS-se e cila ka ne fokus largimin e 4 ministrave nga kabineti qeveritar dhe propozimin e kater emrave te rinj per te zevendesuar Saimir Tahirin, Blendi Klosin, Ilir Beqajn dhe Bledi Çuçin.
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste po zhvillohet në selinë rozë, ndërsa deri tani ashtu sikur ka deklaruar edhe vetë kryeministri dihet vetëm që 4 emrat e rinj në qeveri do të jenë politikë, pjesë e strukturave të PS.
Në media kanë qarkulluar shumë emra, figura të reja dhe të vjetra në PS nga Xhafaj, Fino, Majko, Balla, Peleshi, Xhaçka, Gjylameti, Muçmata, por edhe emra të tjerë që mund të zëvendësojnë katër ministrat e larguar.
Gjithashtu, burime nga PS pohojnë se tre deputetë dhe një anëtar nga strukturat mund të jenë ministrat e rinj që do të zëvendësojnë 4 të larguarit.
Pas diskutimit dhe vendimit në Kryesinë e PS emrat do t'i shkojnë për dekretim Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Ndërkohë që në mesditë do të zhvillohet edhe mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama do të prezantojë para deputetëve emrat e rinj të ministrave. Kryeministri Rama deklaroi se largimet nuk erdhën as si pasojë e protestës së PD, por nuk kanë qenë as kërkesë e Metës.
Sipas tij, lëvizjet po realizohen për një mobilizim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 Qershorit në Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar, ku objektiv është një rezultat më i mirë se në 2013.
LEXO TE NGJASHME