Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn, në vijim të punimeve të kongresit të PPE në Maltë, Gjatë takimit me komisionerin për Zgjerimin, Basha u ndal në zhvillimet politike në vend, ku theksoi se e "vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama".
Eshte miratuar ne teresi nga Kuvendi i Shqiperise ligji per ndryshimet ne Kodin Penal gjate seances te se enjtes. Ligji ka kaluar me 88 vota pro. Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar me 86 vota, të mazhorancës, pr/ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, si dhe Kodin e Drejtësisë për të Miturit.
Kryeministri i vendit, Edi Ram ndodhet qe diten e djeshme ne nje taklim zyrtar ne kryeqytetin e Frances, Paris. Gjate kesaj vizite, qeveria shqiptare dhe ajo franceze kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në nivel strategjik. Palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.
Për një emigrant shqiptar të dikurshëm në Francë, e mërkura ishte një ditë historike në Paris. Edi Rama, i rikthyer si kryeministër në qytetin ku kaloi vite të rinisë, mori në duar nderimin më të madh zyrtar të republikës franceze, urdhrin “Komandanti i Legjionit të Nderit” nga president francez.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur një vizitë një ditore në Francë, ku pritet të takojë dhe homologun e tij, kryeministrin Bernard Cazenuve. Rama kujton me nostalgji kohën e qëndrimit në Francë ndërsa shprehet se është kënaqësi rikthimi në Francë.