Koalicioni opozitar nuk terhiqet, zgjedhje te lira, qeveri teknike

0.3lulzim basha cadra3258421

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, permes nje deklarate ne oret e vona te mbremjes nga cadra e protestes është shprehur se ka mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
 
Ndërkohë Basha ka theksuar edhe njëherë se zgjidhja e vetme e krizës politike është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë teknike.

"Beteja është futur në fazën e vetë vendimtare. Le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare, që është fitorja e demokracisë së vërtetë", është shprehur kreu i PD-së.
 
Deklarata e Bashës:
 
Mesazhet që kam sjellë prej Amerikës i keni dëgjuar të gjithë, paniku dhe tmerri që ka kapur kundërshtarin tonë nga mesazhet e mbështetje totale për këtë protestë e shëron dhe çliron vetëm një ilaç: Largimi i tij një orë e më parë nga zyra që ka zaptuar me krimin e organizuar dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 
 
Besnikërisht ju them se për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbështetja do të jetë e pakursyer.
 
Beteja është futur në fazën e vetë vendimtare. Le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare, që është fitorja e demokracisë së vërtetë.
 
 Ju jap fjalën se nuk tërhiqem, do jemi bashkë këtu derisa beteja të përfundojë me fitoren totale.
 
Hilet e mëdha, hilet shumëkatëshe i bën ai atje(Rama) edhe për pak kohë se nuk do ketë shanse të tërheqë këtë popull prej hunde.Zgjedhjet e lira po afrojë, ora e fitores po afron.  

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.