Shtepia e Bardhe, keshilltari i Trump fton Bushatin

00000000000000000000000000000 bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të rikthehet në Uashington, vetëm pak ditë pas përfundimit të vizitës së tij në SHBA.  Bushati do të udhëtojë më 19 prill, ku ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i leitnand gjeneralit McMaster, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, njëri ndër tre “gardianët” e banorit të ri të Zyrës Ovale. 

Ky i fundit u zgjodh nga Trump si një ndër personat më të afërt të tij, pas një karriere të gjatë në Ushtrinë Amerikane, duke nisur që nga Lufta e Gjirit, deri tek luftrat në Irak dhe Afganistan. 

Ministria e Punëve të Jashtme nuk e mohon dhe as e pohon këtë lajm, por mendohet se tema kryesore e bisedës do të jetë rajoni, ku Shqipëria ka pasur një rol mjaft aktiv vitet e fundit. 

Ky takim vjen pasi kreu i diplomacisë shqiptare u takua në Uashington me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Anti-ISIS, ku mes tyre është konfirmuar edhe njëherë bashkëpunimi për të luftuar Shtetit Islamik.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.