SHBA, Trump nuk mbeshtet protesten e PD

000000000000000000000000000 shba

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë pretendimet e Bashës se qeveria Trump mbështet protestën e opozitës, bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi.
 
Ambasada Amerikane në Tiranë u shpreh se SHBA mbështet kauzën e opoztës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve por sipas tyre kjo gjë nuk duhet të përdoret si shfajësim për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. 

"Mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha është shprehur se  ka marrë mbështetje nga  bashkëpunëtorët e Trump si dhe është përgëzuar për protestën që PD po zhvillon në Shqipëri.
 
"Mora mbështetje nga bashkëpunëtorët e Presidentit Trump për kauzat e PD, mesazhi i dytë ishte falenderimi për protestuesit, si një armatë që lufton për lirinë që është e kërcënuar nga krimi, ndërsa mesazhi i tretë është i mbështetjes politike të miqve nga ekipi i Trump për betejën e zgjedhjeve të lira. Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA. Erdha me zemrën plotë dhe besim të kauzës tonë me mbështetje nga SHBA dhe Brukseli”, eshte shprehur me pare Basha.  

Ndërkohë vetëm pak orë më parë kryedemokrati Basha ka mbledhur kryesine e PD dhe grupin parlamentar ku është shprehur i vendosur se do të vijojë qëndresën e tij deri në krijimin e qeverisë teknike. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë ish- kryeministri Sali Berisha, deputetët e PD kryesia dhe koordinatorët në rrethe. I vetmi që ka folur në mbledhje ka qenë Basha i cili sipas burimeve është shpreshur se protesta do të vijojë para kryeministrisë. 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.