Samiti i Sarajeves: Rama, Vuçiç e Mustafa darkojne se bashku

0.1sarajeve

Diten e sotme, ne Bosnje-Hercegovine pritet te mbahet samiti i Kryeministrave te Ballkanit Perendimor ne te cilin do te marre pjese edhe ministri i Jashtem i Italise Angelino Alfano.

Shefat e qeverive të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë mbërritur në Sarajevë diten e djeshme. Ata kane darkuar te gjithe se bashku ne nje nga restorantet e kryeqytetit  boshnjak.

Përveç temave që do të diskutojnë, samiti merr vëmendje edhe për shkak të vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Masat e sigurisë janë të rrepta, pasi mediat raportuan se ndaj tij mund të përgatitej ndonjë atentat. 

Vuçiç shkon në këtë samit pas takimit me kancelaren Merkel një ditë më parë në Berlin, ku foli për zhvillimet më të fundit në rajon dhe integrimin europian. Ai tha se bisedimet nuk do të jenë të lehta me homologun e tij boshnjak dhe atë të Kosovës, Mustafa.

Por Vuçiç tha puna e Kryeministrit është për të mbrojtur interesat e vendit të tij dhe për të promovuar bisedime, dialog dhe zgjidhur, me qellim qe tensionet të ulët. Ne samit pritet qe te diskutohet për një sërë projektesh të përbashkëta, që do të financohen nga Bashkimi Evropian si edhe për krijimin e një tregu të përbashkët.

Kryeministrat e Ballkanit perëndimor janë takuar gjatë këtyre viteve të fundit në Berlin dhe Paris, nisme kjo e kancelares Merkel për të ulur tensionet dhe nxitur bashkëpunimin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.