Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka zhvilluar kete te premte nje takim me zv/kryeministrin e Republikes se Maqedonise per Ceshtjet Evropiane, Bujar Osmani. Gjate takimit u vleresua rendesia e madhe e zbatimit te ligjit per gjuhet, qe u votua ne Maqedoni. Gjithashtu, u diskutua per mundesine e celjes se negociatave te anetaresimit per te dy vendet tona ne Bashkimin Evropian, pas Samitit te Sofjes.
30 ushtare te rinj u bene pjese e nje prej njesive elite te Forcave te Armatosura te Shqiperise. Pjesetaret me te rinj te batalionit Komando, u betuan pas perfundimi te kursit 3-mujor, gjate se cilit treguan aftesite e nevojshme fizike dhe psikologjike per te sherbyer ne detyra dhe operacione te veshtira. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi ushtaret e rinj per perfundimin e kursit dhe i inkurajoi ata per pergjegjesite shtese, me te cilat ngarkohen tashme.
Sot do te nise seanca plenare ne Kuvendin e Shqiperise. Ne Kuvend priten debate te forta, pasi opozita kerkon doreheqjen e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj. Opozita ka paralajmeruar se do te bllokoje punimet e Kuvendit, ashtu si nje jave me pare. I pranishem ne seancen e sotme nuk ndodhet kryeministri Edi Rama, pasi eshte ne Bullgari ne Samitin qe po mbahet ne Sofje.
Spartak Braho eshte betuar ne Kuvend si deputeti me i ri nje jave pas marrjes se mandatit nga KQZ. Ai zevendesoi postin e lene nga Saimir Tahiri, i cili dha doreheqjen nga mandati per t’iu dorezuar drejtesise si qytetar i thjeshte.
Kryeministri Edi Rama permes nje postimi ne Facebook njofton se eshte miratuar financimi i rindertimit te 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe nje fushe sportive te permasave olimpike.