Negociatat, Rama të martën në Francë, takim me Macron
Kryeministri Edi Rama udhëton të martën drejt Francës, ku pritet të takohet me shefin e Elysse-së, Emmanuel Macron. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të lobimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
BE pritet të marrë një vendim në mes të muajit qershor, por shqetësuese mbetet vendimmarrja e shteteve skeptike të BE si Gjermania dhe Holanda por edhe Franca. Pikërisht, pas vizitës që zhvilloi në Gjermani ku u prit nga kancelarja Angela Merkel, Rama tashmë udhëton drejt Parisit me qëllim marrjen e mbështetjes së Francës.
Emmanuel Macron u shpreh skeptik përpara Parlamentit Europian ku u prezantua progres-raporti vjetor, lidhur me ecurinë e vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Ai kërkoi ndaljen e procesit të zgjerimit drejt vendeve të rajonit, pasi BE ka vetë nevojë të reformohet.
LEXO TE NGJASHME