Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha dhe rrethi i tij i besuar, po djegin, ndoshta mundesine e fundit, per nje bashkim te partise dhe pajtim me linjen anti-Basha, para zgjedhjeve te ardhshme lokale. Ndryshimet ne statutin e Partise Demokratike, i quajtur ndryshe kushtetuta e partise, duke se do te thelloje me tej hendekun mes linjes se kryetarit dhe grupit anti-Basha, perfaqesuar nga Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode etj.
Shefja per Politike te Jashtme ne Bashkimin Europian, Federika Mogherini, ka mberritur ne Tirane, ndersa do te darkoje me kryeministrin Edi Rama. Takimet e saj zyrtare do te zhvillohen gjate dites se neserme, ku ne oren 11:00, ajo do te kete nje konference shtypi me kreun e qeverise.
Ne Kukes sot perkujtohet 19 vjetori i fillimit te eksodit te shqiptareve te Kosoves drejt Shqiperise. Gjate luftes se Kosoves rreth nje milione shqiptare u detyruan nga forcat paramilitare serbe te shpernguleshin ne Shqiperi. Mijera shqiptare kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndersa qindra mijera ishin zhvendosur nga shtepite e tyre per te gjetur strehim ne malet e Kosoves.
Sot do te viztoje Tiranen, Federica Mogherini, shefja per politiken e Jashtme te BE-se e cila do t'i sjelle Shqiperise raportin per hapjen e negociatave me BE. Ajo mberrin ne kreyqytet gjate pasdites se sotme dhe do te darkoje me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do te zhvillohen gjate dites se merkure, ku ne oren 11:00, ajo do te kete nje konference shtypi me kreun e qeverise, Rama.
Byroja e Kuvendit ka vendosur qe te perjashtoje per 10 dite nga punimet 6 deputetet e opozites dhe ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme Ditmir Bushati per dhunen sot ne seancen plenare. Pas debateve te forta ne mbledhje, vendimi u mor vetem me votat e deputeteve te shumices. Dy deputetet e opozites qe moren pjesen ne votim, Paloka dhe Mima votuan ne bllok kunder vendimit per perjashtimet, perfshire edhe ministrin Bushati, pasi kerkojne qe i pari te perjashtohet Rama per gjuhen sipas tyre ofenduese ndaj qytetareve.