Ne pritje te vendimit te Gjermanise per negociatat, sot Shqiperine do ta vizitoje deputeti i CSU ne Bundestag Florian Hahn, njekohesisht ai eshte edhe zedhenes per BE dhe zgjerimin. Ne Tirane zyrtari gjerman do te kete takime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryetarin e PD, Basha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit te PS, Balla.
Draft-statuti i Partise Demokratike, i cili pritet te miratohet perfundimisht nga Kuvendi Kombetar kete te diel, i jep nje kompetence te frikshme kryetarit Lulzim Basha mbi te gjithe anetaret dhe strukturat e partise me te madhe ne opozite. Sipas statutit te ri, ne raste urgjente, kryetari i PD Lulzim Basha mund te ushtroje pushtetin e sanksioneve statutore dhe te strukturave te partise, per perjashtimin e anetareve te Partise Demokratike, te cilet tradhtojne partine, demtojne interesat e saj elektorale apo thyeje rregullat e tjera etike te parashikuara ne statut dhe rregulloret e brendshme.
Paketa me ndryshimet ne statutin e Partise Demokratike, perpos perfshirjes se Jozefina Topallit ne Keshillin Kombetar dhe ndryshimin e rregullave per zgjedhjen e kandidateve per deputete dhe kryetar bashkie, ka prodhuar edhe nje surprize te tjeter. Ndryshimet ne statut, miratuar diten e premte nga Keshilli Kombetar, perjashtojne Jamarber Malltezin, dhendrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, nga Kryesia e Partise Demokratike.
Sot Tiranen e viziton presidenti i Keshillit te Europes Donald Tusk.Ai vjen ne Tirane ne ne kuader te nje turi ballkanik ku do takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me presidentin serb, presidentin kosovar, ate te Malit te Zi dhe Maqedonise.
Partia Demokratike ndryshon rregullat per zgjedhjen e kandidateve per deputete dhe kryetar bashkie. Nese sipas statutit aktual, kandidatet per deputete dhe kryetar bashkie i zgjidhje kryetari ne limitet e fundit kohor, duke anashkaluar strukturat e partise, statuti i ri Partise Demokratike parashikon nje mekanizem te ri per perzgjedhjen dhe miratimin e kandidaturave. Vleresimi i kandidaturave do te behet nga nje komision i posacem.