Pacolli qytetar nderi në Kukës: Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri të mbajnë premtimet për qytetin!
Në Kukës sot përkujtohet 19 vjetori i fillimit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.
Gjatë luftës së Kosovës rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri.
Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit kjo ditë kujtohet me aktivitete e ceremonisë “Eksod 99”.
Në 19 vjetorin e “Eksod 99” Bashkia Kukës dhe Këshilli i Qarkut Kukës shpallën Bexhet Pacollin, ministër i punëve të jashtëm të Kosoves, qytetar nderi i Kukësit dhe nder i qarkut te Kukësit.
LEXO TE NGJASHME