Kotzias vjen sërisht në Tiranë, detaje mbi takimin me Bushatin
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të zhvillojë javën e ardhshme një turn ë 3 vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.
Mediat greke shkruajnë se pas Pashkëve (8 prill) Kotzias do të nisë një tur dy ditor takimesh me homologët e tij dhe zyrtarë të lartë të vendeve që do të vizitojë.
Turi i takimeve do të nisë me Tiranën, për të vijuar me Prishtinën, Beogradin dhe në fund Shkupin.
Pak ditë më parë, Kotzias bëri një ndalesë në Tiranë përpara se të udhëtonte drejt Vjenës ku u zhvilluan bisedimet me homologun maqedonas për zgjidhjen e kontestit mbi emrin për Maqedoninë.
Në vizitën 3 orëshe në Tiranë, kotzias pati një takim me homologun Ditmir Bushati. Pritet që sërisht në qendër të diskutimeve të jenë çështjet që kanë mbetur pezull mes dy vendeve, ku më sensitivja është ajo e kufirit detar. Tashmë Shqipëria ka gati grupin negociator, i cili ka marrë edhe plotfuqishmërinë për nisjen e negociatave.
LEXO TE NGJASHME