Kuvendi/ Largohet PD, Rama: Prania juaj nuk i shton asgjë seancës

00.6kuvend ik opozita rama 3142516320

Pasi përfundoi fjalën kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, që theksoi nga foltorja e Kuvendit se dorëheqja e Tahirit si deputet ka ardhur pas prishjes së provave, ishte Edi Rama që doli në foltoren e Kuvendit, por opozita në këtë moment braktisi sallën.

Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke iu drejtuar opozitës që po largohej: “Prania juaj nuk i shton asgjë seancës”.

Më tej, Rama vazhdoi të flasë për fushatën e llogaridhënies publike, të nisur një ditë më parë. Kjo opozitë nuk na kërkon llogari në Kuvend dhe ne e kemi të domosdoshme këtë fushatë”, tha Kryeministri.

“Ne duhet të jemi sa më shumë të drejtpërdrejt në komunikim me njerëzit, sy më sy me ta”, tha Rama.

Duke folur për deklarata e PD, që kanë cituar Gjermaninë se pa u arrestuar Tahiri nuk ka të ardhme për Shqipërinë, Rama tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga këto në Bundestag

“Opozita eksporton kodra dhe male me baltë kundër Shqipërisë. Profesori thotë se paska thënë Gjermania se pa u fut në burg Tahirin nuk ka të ardhme për Shqipërinë. Në komisionet e Bundestagut, në gjermanisht unë dëgjova ato që kam dëgjuar këtu shqip katër vite. Këta janë baba e rrenës dhe nona e shpifjes. Një vend anëtar i peshës së Gjermanisë, nuk mund të jetë një burim budallallëqesh sikur është kjo opozitë e përfaqësuar sot. Shqipëria sot nuk ka lidhje me çfarë thonë këta. Këta janë provuar, në dy martesa, por i kemi dhe do t’i mbajmë këtu, gjithmonë e më pak. PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta. Këta PS nuk i afrohen dot në asnjë rrugë. Këta janë vari llamarinën”, tha Rama.

Më tej, Rama iu drejtua sërish opozitës, duke thënë se me këtë opozitë PS qëndron 1 mijë vjet në pushtet, por për të nuk është ky problemi.

“Shqiptarët i njohin mirë këta dhe nuk rrëmbehen. Shqiptarët këta i kanë provuar që të gjithë me radhë. Njërën palë e kanë provuar për vite të tëra. Palën tjetër e kanë provuar në dy martesa edhe me njërin edhe me tjetrin, por i kanë parë kush janë. Janë gjithmonë më pak të dëgjueshëm dhe të besueshëm. Me këta PS rron në pushtet 1 mijë vjet, por nuk janë këta problemi ynë. Këta nuk na afrohen me asnjë gjë”, tha Rama.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.