Pas shume thashethemeve vjen dhe lajmi se Instagram “revolucionarizoi” stilin e tij dhe sjell albumin e fotove, duke u bërë i ngjashëm me Facebook, pronarin e tij. Kështu, përdoruesit nuk do të jenë më të detyruar të zgjedhin një foto për tëpostuar por deri në 10 foto dhe video. Pamjet mund të modifikuar gjithësei, me filtra, tek për tek, ndërsa diçitura do të jetë një për të gjitha.
Gjate nje eventi ne Paris jane prezantuar nga samsung dy televizorët e rinj të linjës së saj premium, QLED dhe “The Frame”. "Në Samsung, ne përpiqemi t’i pajisim klientët tanë me teknologjinë më të avancuar për të ofruar një përvojë të pakrahasueshëm shikimi dhe dizajn të përparuar që plotëson jetën e tyre të përditshme. Me dizajnin special, funksionalitetet smart dhe cilësinë e imazhit, linja e re e 2017 e çon Televizionin në një Epokë të Re", tha HS Kim, President i "Visual Display Business" në Samsung Electronics.
Teknologjia “prodhon” njerez intiligjente. Te ketij mendimi jane lideret e teknologjise ne deklaratat qe bene ne Forumin Ekonomik Boteror te Davosit ne Zvicer. Besimi, konsensusi global, përfshirja dhe mbështetja e qeverisë në ndërtimin e infrastrukturave janë sfidat kryesore e të ardhmes digjitale, është ky besimi i një paneli të liderëve të teknologjisë në aktivitetin World Economic Forum të mbajtur në Davos, Zvicër.
Duam apo nuk duam ne te gjithe jemi bere pjese e pandashme e teknologjise. Teknologjia po shenderrohet ne nje te keqe te domosdoshme per te gjithe shoqerine. Sistemi arsimor, ai shëndetësor, komunikacioni, transporti, çdo hallkë e ekonomisë, janë sot të varura thuajse plotësisht nga instrumente të teknologjisë, çka padyshim ka sjellë benefite në çdo sektor ku është aplikuar.
Rreziqet ne shendet nga perdorimi i celularit Celulari eshte cilesuar si nje nder mjetet e komunikimit me te perdorura ne mbare boten. Nje mjet qe na zgjidh shume probleme, por njekohesisht mendohet se na shkakton deme te medha ne shendetin tone, pasi ai leshon rreze elektromagnetike sa here qe perdoret. Disa shkenctare pohojne se ne nuk duhet te abuzojme me perdorimin e celularit. Pra, sa me pak biseda telefonike dhe sa me te shkurtra te jene ato aq me mire per ne. Gjate bisedave telefonike thuhet se nuk duhet ta mbajne celularin afer kokes, dhe po ashtu duhet edhe te distancohemi nga njerezit e tjere pasi edhe ata jane te ekpozuara nga rrezet elektromagnetike qe leshon celulari.
Gjithashtu thuhet se celulari nuk duhet mbajtur ne xhepat e pantallonave, pasi rrezet elektromagnetike qe leshohen prej tij mund te ndikojne negativisht ne sistemin riprodhues te meshkujve. Nje studim i zhvilluar ne Indi tregon se perdorimi i tepert i celularit dhe mbajtja e tyre ne xhepat e pantallonave ka shtuar numrin e meshkujve te cilet nuk bejne dot femije, pasi valet e celularit shkaktojne vdekjen, uljen e shpejtesise dhe cilesise se spermatozoideve.
Shkenctaret pohojne gjithashtu se kur te shkruajme mesazhe ne duhet te mundohemi ta mbajme celularin larg trupit tone, nuk duhet te luajme lojra ne celular dhe duhet te evitojme telefonatat brenda automjeteve pasi rrezet elektromagnetike jane shume te larta. Celulari dalengadale po kthehet ne nje te keqe te domosdoshme per mbare njerezimin.