Iphone 8, me i shtrenjti ne historine e Apple

iPhone 8 do te jete shume me ndryshe nga celularet e tjere te Apple-s, duke shenuar keshtu dhe nje cmim rekord per te. Sipas disa raportimeve të fundit nga site-t teknologjike iPhone do të lancojë tre konfigurime të reja në iPhone këtë vit.
Dy nga këto do të jenë përditësime të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe i treti do të jetë iPhone 8 me një ekran të ri OLED dhe i madh 5.8 inç.
Kjo nënkupton se iPhone 8 do të ketë ekranin më të madh që ndonjë celular i Apple ka pasur ndonjëherë.
Nikkei pretendon se iPhone 8 do të jetë gjithashtu edhe celulari më i shtrenjtë që Apple ka lançuar ndonjëherë. Kjo lidhet me një raport të fundit nga KGI Securities që thotë se celulari do të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë.
LEXO TE NGJASHME



















