Sipas njës tudimi të bërë së fundmi aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij, sidomos për adoleshentët. Përdoruesit e kësaj gjenerate bëjnë fotografi, i postojnë, dhe ndjekësit e tyre të mund t’i shohin ato fotografi për disa sekonda.
Kompania Twitter mbremjen e djeshme ka njoftuar se ka pezulluar 376,890 profile nepjesen e dyte te vitit te kaluar, per shkak te “promovimit te terrorit”, qe paraqet rritje per 60% ne krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.
Ky eshte rezultati mahnites i krijimit te nje treni nga projektuesit e Ferrarit. I quajtur treni Shiki-Shima në Japoni ai nuk ofron vetëm shpejtësi, por edhe luksin për të realizuar një udhëtim treditor në lindje të Japonisë në luks të pashembullt.
Pjesa e tregut e kompanisë Google në industrinë e reklamimit nga kërkimet deri në vitin 2018 do të mund të ngritën në 80 për qind. Raporti i kompanisë së kërkimeve eMarketer sugjeron se Google besohet se do të rrisë dominimin mbi konkurrencën, siç janë Yahoo ose Microsoft.
Audi dergon nje automjet ne HeneProdhuesi gjerman i makinave ka filluar projektin per zhvillimin e Roverit henor 2015, duke u perfshire ne konkursin e Google Lunar X Prize, qellimi perfundimtar i te cilit eshte ulja e suksesshme ne Hene.Sipas kushteve te kesaj gare, çmimin prej 30 milione dollareve e merr kompania qe do te kete sukses qe ne siperfaqen e Henes te ule me sukses automjetin lunar, i cili me pas do te duhet te kaloje te pakten 500 metra rruge ne Hene dhe te dergoje fotot prapa ne Toke.
Roveri Audi Quattro eshte veper e 16 eksperteve te kesaj kompanie, te cilet kane punuar ne kete projekt, se bashku me nje ekip te shkencetareve nga Gjermania. Automjeti peshon vetem 30 kg, ne saje te perdorimit te materialeve te lehta dhe aluminit.
Rover levize me nje bateri, te zhvilluar me ndihmen e teknologjise nga Audi, E-Tron, e perdorur zakonisht nga makinat elektrike te kompanise, ndersa Audi planifikon qe nepermjet fluturakes Alina, qe do te zbrese ne Hene, te dergoje dy rovere Quattro. Ata duhet te zbresin ne siperfaqen e Henes fund te vitit 2017.
Per nisjen nga Toke eshte angazhuar kompania Space Flight Industries, ne te cilen merr pjese dhe SpaceX e Elon Musk, themelues dhe pronar i Tesla Motors. Lansimi do te behet me raketen Falcon 9 te kompanise SpaceX.