Parlamenti Europian ka miratuar hapin e fundit drejt heqjes totale të shpenzimeve të Roaming. Marrëveshja formale është arritur mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Europan që në shkurt mbi çmimet e shitjes me shumicë që operatorët aplikojnë mes tyre për të ofruar shërbimin roaming.
Samsung ka prezantuar zyrtarisht asistentin e tij virtual, i cili quhet Bixby. Bixby është një asistent i llojit tjetër me atë që jemi mësuar deri më tash. Për dallim nga Siri, Cortana ose Google Assistant, të cilët informatat për përdorues i mbledhin në internet dhe më pas ofrojnë informacione relevante, Bixby këtë e bën ashtu që përdoruesit i ndihmon që sa më shumë të shfrytëzojnë telefonin e tyre.
Toyota, prodhuesi japonez i automjeteve, ka vendosur të tërheqë nga tregu 2.9 milionë vetura. Të paktën 16 vdekje kanë qenë të lidhura me shpërthimet e "air bagëve" të kompanisë kryesisht në Shtetet e Bashkuara, duke e bërë përgjegjëse drejtpërdrejte.
Gjigandi i internetit, Facebook ka lançuar këto ditë një update, që favorizon një mënyrë te re për të bërë statuse. Nga tani e tutje ju mund të postoni në faqe dhe të zgjidhni një ngjyrë nga seti i Facebook për tekstin.
Ne Louisiana te Shteteve te Bashkuara, eshte vene ne shitje per pese euro nje Lamborghini Huracane i djegur krejtesisht.
Nuk dihet se kush do te ishte i interesuar te blinte nje makine te djegur, por besohet se mund t’i hynte ne pune hulumtuesve te automobilave
Deri me tani nuk ka pasur te interesuar per mbetjet e super-vetures qe dikur kushtonte rreth 200 mije euro.
“Eshte Lamborghini me i lire qe mund te blini ndonjehere”, eshte nje koment lidhur me rastin.