Ka shumë njerëz që e kritikojnë Facebook-un për krijimin e “Stories” si funksion në shumë prej aplikacioneve dhe shërbimeve të saj. Por njëra prej tyre me gjasë është rritur shumë dhe po funksionon.
Kompania Microsoft dje mbylli “rrugëtimin” e Windows Vista. Kjo vendim i marrë nga kompania do të thotë që sistemi më nuk do të marrë përditësime të sigurisë nga Microsoft. Kështu, nëse e gjeni veten duke përdorur një kompjuter me Vista, duhet të gjeni një mënyrë për të marrë një version më të ri të Windows për të pasur një pajisje të siguruar.
Klientët pritet të përfitojnë nga kompania Mazda, që ka prodhuar shumë njësi të modelit MX-5 Miata dhe që tani dëshiron t’i heq ato me shpejtësi. Prodhuesi japonez e ka mbivlerësuar kërkesën për këtë makinë sportive dhe po përpiqet t’i shesë me lirim, që të lirojë vendin për veturat tjera.
Me këtë rast, kanë qenë mbi 200 modele që së bashku kushtojnë afro 60 milionë euro, ndërsa nuk mungonte as makina më e shpejtë për momentin,
Bugatti Chiron ka qenë i parkuar në mes të rendit të parë, së bashku me Ferrari F40, F50 dhe Enzo, si dhe Porsche Carrera GT, Porsche 918 Spyder, McLaren P1 dhe Jaguar XJR15.
Mbajeni tel mire, mund t´ju vjedhin pinin e fjalkalimet
Mënyra se si mbani telefonin teksa e përdorni mund t’i japë mundësi hakerave t’ju vjedhin pinin e telefonit dhe fjalëkalimet, sipas një studimi të ri. BBC shkruan se ekspertët e Newcastle University kanë analizuar lëvizjet e smartphone kur përdorim ekranin. Skuadra e ekspertëve të kibernetikës thonë se kompanitë e teknologjisë e dinë këtë problem por nuk kanë një zgjidhje se çfarë të bëjnë.
Dr. Maryam Mehrnezhad, nga universiteti për shkenca kompjuterike, thotë: “Pjesa më e madhe e smartphone-ve, tabletave, dhe pajisjeve të tjera janë të lidhur më shumë sensorë, gyroscope, sensorët e rrotullimit, acelerometri etj.”
“Por për shkak se aplikacionet e telefonëve dhe faqet e internetit nuk kanë nevojë të kërkojnë leje për të aksesuar pjesën më të madhe të tyre, programet dashakeqe fshehurazi mund ‘të dëgjojnë’ të dhënat e sensorëve”, vijon ai.
Studiuesit thonë se çdo gjë që bëni, që nga klikimi, rrëshqitja, shtypja, i lejon njerëzit të mbajën telefonat në një mënyrë unike. Kështu që në një faqe interneti, skuadra ishte e aftë të përcaktonte se cilën pjesë të faqes po klikonte përdoruesit, apo se ku po shtypnin, thjesht me mënyrën se si mbanin telefonin.