Jeep do te prodhoje ne 2018 modelin SUV me te shpejte ndonjehere

Kompania Jeep ka bërë të ditur se më 2018, do ta lancojë modelin Grand CherokeeTrackhow që ka 707 kuajfuqi.
Makina që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5 sekonda, ka shpejtësi maksimale prej 290 km/h.
Në këtë formë, ky SUV është më i shpejti që është prodhuar ndonjëherë.
Fuqia në lëvizje, i vjen nga motori 6.2-litra V8, pesha e lehtë e konstruktit dhe aerodinamika e lartë.
Modelin Trackhow që është shumë efikas edhe në terrene të vështira mund ta shohim brenda këtyre ditëve në New York Auto Show.
LEXO TE NGJASHME




















