Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën. Facebook tha sot se numëron mbi 5 milion biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për agjencinë lajmeve Reuters u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.
Gjigandi i makinave, Cadillac, do prezantojë në shtator modelin CT6, me sistemin e drejtimit pa duar. Drejtuesi i mjetit do ta djrejtojë makinën vetëm në raste të nevojshme, ndërsa pjesën tjetër makina do drejtohet nga sistemet e kamerave dhe radarëve.
Një kornizë e hollë, në linjë me Infinity Display të vendosur nga Samsung tek Galaxy 8, dhe një bateri e dyfishtë në gjendje të zgjasë jetën e saj më shumë se një ditë. Këto janë thashethemet e fundit që qarkullojnë mbi iPhone 8, pajisja që pritet në vjeshtë dhe që shënon 10-vjetorin e iPhone.
Hulumtuesit dhe njohësit e automobilizmit, kanë studiuar makinat me autopilot dhe kanë gjetur se më e mira në mesin e tyre është Ford. Të gjitha makinat janë analizuar në detaje: si janë prodhuar, materialet e përdorura, sistemi i lëvizjes, niveli i teknologjisë dhe funksioni i autopilotit.
Ky Aston Martin në shikim të parë duket si çdo Vanquish Volante, mirëpo është i vetmi që u bazua në barkën me shpejtësi të lartë. Struktura e pjesës së poshtme dhe disa përfundime të makinës, janë të bëra duke imituar lundrën, të cilën kompani britanike e ka punuar me Quintessence Yachts.