Filiali Europian i Google u detyrua të kërkonte falje reklamuesve në Britani sepse reklamat e tyre u shfaqën në disa video të cilat promovonin terrorizmin në youtube. Klientë Britanikë të profilit të lartë si Tesco, Mark dhe Spencer, The Guardian e madje edhe qeveria e këtij vendi tërhoqen fushatat reklamues nga Google.
Kompania e Redmond, ka njoftuar disponueshmërinë në nivel botëror për shërbimin e tij Microsoft Teams që u mundëson grupeve të punës, të konfrontojnë punën dhe të zhvillojnë projekte të cdo lloji, në një ambient chati në 360 gradë.
Sipas thashethemeve të para që kanë ardhur nga Kina, Xiaomi Mi 6 do të ketë kamerë të dyfishtë. Megjithatë, ende zyrtarisht nuk është ofruar ndonjë informacion në lidhje me specifikat e kamerave.
Ashtu siç kishte premtuar, Samsung mbërriti plot risi me modelin e fundit të serive Galaxy, S8. Telefoni inteligjent dallon nga paraardhësit e tij që në pamje. Ndryshimi kryesor dhe më i madh sa i takon pamjes është butoni fizik “Home”. Tek S8 ky buton është hequr fare dhe është zëvendësuar me ikonën “Home” në ekran.
Snapchat, i shperndare ne te gjithe boten, eshte bërë një nga rrjetet sociale më të famshme. Rrjeti i famshëm social Snapchat i kompanisë Snap, e cila së fundi është bërë publike, ka arritur në një moment të ri historik – mbi 500 milionë instalime në Android.