Vitin e kaluar kur Instagram shtoi opsionin e video transmetimeve live, shumë përdorues të tij janë ankuar për mos pasjen e mundësisë që këtë video të bënin save në mënyrë që të shihnin më vonë. Kjo deri tani, pasi drejtuesit e këtij rrjeti social kanë sjellë përditësimin e shumëpritur. Tashmë në fund të çdotransmetimi ju do të keni mundësi të bëni save videon tuaj.
Përdoruesit e Gmail shumë shpejt do të bëjnë më shumë se dërgim email-esh falë një përditësimi të madh që do të ndodhë këto ditë. Këtë të shtunë Google ka bërë të ditur edhe përditësimin e rëndësishëm që i jep mundësi përdoruesve të kontrollojnë mënyrat se si t’i shohin videot.
Cars.co.za ka sjell imazhet e modelit të ri të VW Polo i cili duket të jetë më i madh se modeli paraprak. Kjo i mundëson të konkurroj me modelet e reja të Ford Fiesta, Kia Rio dhe Citroen C3.
Pas ankimeve të përdoruesve, WhatsApp bën një hap pas duke bërë të ditur rikthimin e statuseve me tekst, të zhdukura në mes të shkurtit, për ti lënë vendin fotove dhe videove që eleminohen automatikisht pas 24 orësh.
Deri më tani me orë të tëra jemi ulur dhe kemi pritur për ta shkarkuar një film si dhe kemi qenë në pritje të gjatë që të na hapet një ueb faqe e caktuar. Mirëpo, tani e tutje nuk do ta kemi këtë problem. Është një ekip i shkencëtarëve i cili ka zhvilluar një teknologji të re të rrjetave pa tela e cila teknologji është 65.000 herë më e shpejtë se sa teknologjia 4G.