Eshte zhvilluar nga hulumtuesit një letër që mund të printohet me dritë UV, duke eliminuar nevojën për bojë. Ajo mund të fshihet (pastrohet nga ajo që kemi shkruar) me ngrohje deri në 120°C dhe mund të përdoret më shumë se 80 herë. Studimi është kryer në përpjekje për të reduktuar ndikimin e prodhimit të letrës në shpyllëzim.
“Kompanitë e rrjeteve sociale si Facebook, Alphabet, Tw itter u duhet të ndryshojnë termat e shërbimit për përdoruesit evropian brenda një muaji në të kundërt do të gjobiten”, ka thënë një prej zyrtarëve të Komisionit Evropian.
Edhe pse ka nje rritje shpoerthyese, kompania Samsung kryesisht preferon që të blejë kompani më të vogla “startup” ose vendos që vetë të zhvillojë teknologji të caktuara. Kjo ka ndryshuar nëntorin e kaluar kur kompania paralajmëroi se do të blejë “Harman International Industries” për rreth tetë miliardë dollarë, ndërsa tash së fundi ka bërë të ditur se e gjithë puna ka përfunduar.
Ne 11.000 km lartësi, një mur i padukshëm bllokon elektronet më energjike që vijnë nga hapësira, e që udhëtojnë në pothuajse me shpejtësinë e dritës, të cilët mund të dëmtojë satelitët dhe paraqesin rrezik për shëndetin e astronautëve. Mburoja parandalon këto “elektrone vrasëse” për të ardhur më afër planetit tonë.
“Secrets Chat” quhet risia më e fundit në një prej aplikacionet më popullore për komunikim, Viber. Kjo risi do të jetë e disponueshme në të dyja sistemet operative, si në iOS ashtu edhe në Android.