Pese veturat me te kerkuara ne Evrope

Kerkesa e pese veturave me te shitura ne treguan evropian, nuk ka dallim ne krahasim me nje vit me pare, por ndryshojne vetem vendet e renditjes ne liste.
Vendin e pare, si modeli me i shitur ne Evrope, e mban per nje kohe te gjate Volkswagen Golf,
Volkswagen Golf nuk leviz nga vendi i pare
Megjithese shenoi renie ne vitin 2016, ne kontinentin e vjeter mbetet vetura dukshem me e kerkuar qe qendron larg konkurrenteve me 492.953 njesi te porositura.
Nga vendi i katert, Renault Clio eshte ngjitur ne te dytin
Renault Clio, me rritje prej tre per qind, eshte ngritur ne vendin e dyte me 315.115 njesi te shitura, derisa ne vendin e trete eshte Volkswagen Polo, qe ne vitin 2015 ishte i katerti me 308.562 njesi te shitura.
Vendin e trete e ze Polo nga Volkswagen
Prej vendit te dyte, Ford Fiesta ka rreshqitur ne te katertin, pasi qe gjate ketij viti shiti 300.528 njesi.
Ford Fiesta bie ne vendin e katert
Opel/Vauxall/Costa e permbyll listen e pese modeleve me te shitura ne Evrope, me 264.844 kerkesa per nje makine te tille.
Ne pese modelet me te shitura ne Evrope eshte edhe Opel/Vauxall/Costa
Ne kete liste bie ne sy me se shumti, se kater modele i perkasin segmentit “B”, qe jane automobila te vegjel dhe per rruge te shkurtra.
Astra nga vendi i 13-te, kaloi ne te gjashtin
Sa i perket kerkesave tjera, Astra ka shenuar sukses te madh duke u ngritur nga pozita e 13-te ne te gjashten, pasi ka shitur 253.483 makina.
LEXO TE NGJASHME




















