Facebook me opsionin me te ri "dhuro"

Gjigandi Facebook ka njoftuar se është duke e zgjeruar setin e opsioneve në faqe, duke shtuar kështu një buton personal për ngritjen e fondeve.
Opsioni i ri do t’u mundësojë përdoruesve që të mbledhin para për fushata të ndryshme - si për shkolla, situata emergjente, njerëz në nevojë etj.
Rrjeti social po shton mundësinë që tek faqet të shtohet një buton“donate” (dhuro) në transmetimet e tyre live në rrjet.
Fillimisht, ky buton do të jetë i hapur vetëm për përdoruesit në SHBA dhe do të jetë në dispozicion në versionin beta.
LEXO TE NGJASHME




















