Çfarë është “KAPITALI AKSIONER”?

EQUITY CAPITAL KAPITAL AKSIONER (KAPITAL I VET)
Term i përdorur përgjithësisht për tiu referuar një interesi pronësie në një shoqëri. Kuptimi mund të ndryshojë sipas kontekstit por zakonisht mbulon gjithë format e pjesëve të kapitalit. Dallimi ndërmjet kapitalit aksioner (kapital i vet) dhe kapitalit borxh mund të jetë i vështirë për tu përshkruar, veçanërisht kur një instrument i caktuar ka tipare të të dyve. Tiparet karakteristike të kapitalit aksioner (kapital i vet) përfshijnë të drejtën mbi fitimet, mbi një pjesë përpjesëtimore të fitimeve nga likuidimi, dhe nënshtrimin ndaj kreditorëve. Kapitali aksioner (kapital i vet) zakonisht përfaqësohet nga aksione (SHBA) ose pjesë të cilat, në varësi nga vendi i përfshirë, mund të jenë në formë të prurësit ose të regjistruar.Krahaso: Debt capital Kapital i huazuar?
