Legjislacion: Kuptimi i shprehjes “Shpenzim i Pazbritshem”!
NON-DEDUCTIBLE EXPENSE SHPENZIM I PAZBRITSHËM
Si rregull i përgjithshëm shpenzimet e kryera nga një tatimpagues nuk janë të zbritshme për qëllime të tatimit mbi të ardhurat përveç shpenzimeve që kryhen për qëllimin e përftimit të të ardhurave përkatëse ose të nxjerrjes së fitimeve përkatëse. Kështu, shpenzimet kapitale zakonisht nuk janë të zbritshme (megjithëse mund të lejohen zbritje për amortizimin e aktiveve kapitale të caktuara që përdoren në tregti ose biznes). Ngjashmërisht, shpenzimet e kryera për blerjen e artikujve për përdorim ose konsum personal të tatimpaguesit zakonisht nuk janë të zbritshme (p.sh. shpenzimet e kryera në lidhje me përdorimin personal të një automjeti që pjesërisht përdoret edhe për qëllime tregtie ose punësimi). Në disa vende, megjithatë, mund të lejohen zbritje për shpenzime të caktuara personale (shpesh brenda kufijve të caktuar) të kryera për arsye shëndetësore ose për kontribute bamirësie ose fondesh pensioni, ose për prime që paguhen për policat e sigurimit të jetës, etj. Ka disa lloje shpenzimesh, për të cilat TVSH-ja është gjithmonë e pazbritshme në shumicën e vendeve, p.sh. kostot e pritje-përcjelljeve në rrjedhën e biznesit dhe shpenzimet jashtë biznesit.?