Jane te shumte qytetaret qe ankohen pas kalimit te Covid-19, se nuk ju eshte rikthyer ende nuhatja, ose edhe me keq se nuk nuhasin dot asnje arome, e te tjere qe ju ka ikur shija. Mjekja ORL ne polikliniken qendrore ne Tirane, Klodiana Zaharia, thote se me te shumtat raste te humbjes se nuhatjes jane evidentuar te moshat e reja dhe ato te mesme.


















