Nje studim i kryer nga Universiteti i Uashingtonit ne St Louis ka dale ne perfundimin se personat qe e kane kaluar koronavirusin me simptoma te lehta kane antitrupa gati nje vit pas sherimit. Ky studim rrezon pretendimet e meparshme, sipas te cilave antitrupat mund te largoheshin ne nje periudhe me te shkurter kohe. Studimi ka dale ne perfundimin se qelizat imune ne palcen e kockave vijojne te krijojne antitrupa edhe pas renies se nivelit te antitrupave ne gjak.


















