Epidemiologu Alban Ylli tha per Euronews Albania se rreziku i infektimit me variantin ‘Delta’ te COVID-19 eshte shume me i madh tek personat e pavaksinuar se sa ata qe kane bere nje vaksine, çfaredolloj qofte ajo. Edhe pse rastet me kete variant jane shume te pakta ne Shqiperi per te krijuar nje ide te qarte lidhur me prirjen e tij, mjeku shpjegoi se pervoja e vendeve ku ‘Delta’ eshte mbizoterues, si ne Britani te Madhe, SHBA apo Indi ka treguar se personat e vaksinuar jane shume me te mbrojtur nga ky variant i virusit.


















