Nje recete e shijshme me karkaleca dhe konjak. Miqte dhe familjaret tuaj do ti duan dhe do ti pelqejne pa mase.
Gatuani nje kek te shkrifet me karota dhe perberes te tjere qe i keni gjithmone ne shtepi.
Dromesa
Perberesit:
200 gr miell integral
500 ml uje
100 gr Mishavine (djathë i tharë, i thërmuar që stazhionohet në vozga druri me yndyrë që është gjalpë që i hiqet lagështira me anë të zierjes me miell)
100 ml qumesht
1 gr piper
Pergatitja:
Në një tepsi shtroni miellin.
Merrni një degë dafine, futeni në një tas me ujë dhe spërkateni.
Gjatë gjithë procesit të spërkatjes, duhet ta shkundni tepsinë sa majtas-djathtas, derisa të krijohen dromësat.
Pastaj merrni miellin e lagur dhe hidheni në sitë, për të realizuar ndarjen e miellit të shkrifët nga dromësat e krijuara nga spërkatja e ujit.
Pasi të veçoni dromësat, merrini dhe hidhini në ujë për t`i zier për rreth 5 minuta.
Brenda një tigani hidhni mishavinën, piperin, qumështin, që të ndikojë në hollimin e mishavinës.
Më pas, hidhini dromësat në tigan, duke i kaurdisur së bashku për 1 minutë e 30 sekonda.
Byrek me Pule
Perberesit:
450 gr gjoks pule (pa lekure dhe kocka prere ne kube)
1 filxhan karrote (te prera holle)
1 filxhan bizele (te ngrira)
1/2 filxhan selino (e prere holle)
1/3 filxhan gjalpe
1/3 filxhan qepe te prera
1/3 filxhan miell
1/2 filxhan caji kripe
1/4 filxhan caji piper i zi
1/4 filxhan caji fara selinoje
1 e 3/4 filxhan leng pule
2/3 filxhan qumesht
2 kore byreku te papjekura
Pergatitja:
Nxehim furrën në 220 gradë C. Në një tigan, përziejmë pulën, karotat, bizelet dhe selinonë. Shtojmë ujë për t’i mbuluar dhe i vlojmë për 15 minuta. I heqim nga i nxehti, i kullojmë dhe i lemë mënjanë.
Në tigan në temperaturë mbi mesataren, gatuajmë qepët në gjalpë derisa të zbuten dhe të bëhen të tejdukshme. Trazojini në miell, kripë, piper dhe farës selinoje. Trazojini ngadalë në lëng pule dhe qumësht. Ziejini në temperaturë mesatare derisa përzierja të ntrashet. Hiqeni nga i nxehti dhe lëreni mënjanë.
Vendoseni përzierjen e pulës në petën e poshtme të byrekut. Hidheni përzierjen e nxehtë të lëngshme mbi të. Mbulojeni me petën e sipërme të byrekut dhe prisni anët e tepërta të brumit. Bëni disa të çara të vogla në krye të byrekut, për t’i lënë mundësi avullit që të dalë.
Piqeni në furrën e nxehur që më parë për 30 deri në 35 minuta, ose derisa brumi të marrë ngjyrë kafe të artë dhe mbushjja të nxjerrë flluska. Ftoheni për 10 minuta para se ta shërbeni.
Manaferrat sapo kane dale, beni kudes te mos zgjidhni ato te medhajat e bukura; nuk kane asnjehere shijen e manaferrave te egra, atyre te voglave qe