Nje embelsire e thjeshte ne pergatitje dhe shume e shijshme. Bajamet i japin shijen kesaj embelsire dhe manaferrat e bejne edhe me te vecante.
Kjo recete tradicionale sjell nje menyre te thjeshte per te gatuar pulen me nje supe te shijshme.
Embelsire magjike
Perberesit:
3 pako xhelatine boronice
3 gota uje te vaket
1 gote boronica
2 gota jogurt vanilla
Pergatitja:
Në nje ene vendosim 1 got ujë të vluar, së bashku me një pako xhelatinë në të, pastaj i shtojmë ujin e ftohtë. Masen e përgaditur e vendosim në frigorifer për 2 orë, xhelatinen e largojmë nga frigoriferi dhe ia shtojmë boronicat, masen e përziejmë mirë, pastaj e vendosim prap në frigorifer, dhe e lëm dhe për 2 orë të tjera.
Në ndërkohë, në një enë vendosim 2 gota me ujë të nxehtë dhe 2 pakot e xhelatines, i përziejmë pastaj ia shtojmë jogurt vanillat.
Masen e përgaditur e lëm për pak në temperaturë dhome, pastaj e shtojmë në enë sipër xhelatines që kemi në frigorifer.
Masat e bashkangjitura i lëm prap në frigorifer, derisa masa të bëhet e dendur, përafërsisht 20 minuta.
Sallate verore me Avokado
Perberesit:
2 domate
2 kastraveca
1 avokado
3 qepe te njoma
vaj ulliri
1 lime
gjethe menteje
kripe
Pergatitja:
I prisni në kubikë të gjithë përbërësit dhe hidhini në një tas bashkë me gjethet e mentes.
Në një tas tjetër të thellë hidhni lëngun e limës, kripën dhe vajin e ullirit dhe rrihini fort derisa të krijoni një dressing të lidhur.
Shtoni dressing mbi sallatë dhe shërbejeni.
Gjelle me ullinje dhe mish vici
Perberesit:
900 gr mis vici
100 gr ullinje te gjelber
3 luge miell
3 thelpinje hudher
pak majdanoz
1 luge caji piper i kuq
3 gota uje
vaj
piper
kripe
Pergatitja:
Mishin e prejmë në kube të vogla
Marim një enë vendosim miellin, piperin e zi, pipern e kuq dhe krypen në të, pastaj në këtë masë e vendosim mishin, masen e përziejmë derisa mishi të përmillet mirë.
Pastaj marim një tigan të thellë vendosim vaj në të shtojmë hudhrat e prera imët, pastaj shtojmë copat e mishit që kemi përgatitur, masen e trazojme për 5 minuta.
Mishit ia shtojmë ujin, dhe e lëm të zihet për 40 minuta. Pastaj e lëm të fohet për 15 minuta.
Në fund i shtojmë ullinjtë, të cilëve më parë ua larguam bërthamat.
Pastaj gjellen e lëm të zihet edhe për 30 minuta të tjerë.