
Sot do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington.
Sot do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington.
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka njoftuar në Facebook se nesër do të prezantohet kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Shkodër, Bardh Spahia. Berisha njofton se takimi do të zhvillohet të shtunën, 12 shkurt, në orën 15:00, në pedonalen pranë bashkisë së Shkodrës.
Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetting-ut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe reformës zgjedhore.
Deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për dyfishimin e çmimeve të produkteve bujqësore, një nga problemet që po hasin fermerët.
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar dhe votuar disa projektligje. Seanca nis në orën 10 me dy interpelanca. E para është ajo me ministren e Energjisë, Belinda Ballukun, thirrur nga deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj dhe e dyta, ajo me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, kërkuar nga deputeti i PS, Erion Braçe.