Mali i Zi do të hapë nesër kufijtë për vendet e rajonit duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Vaksina ruse e bërë publike nga Presidenti Vladimir Putin ka ngjallur jo pak debat në arenën ndërkombëtare, pasi ekspertët nuk besojnë në të qenit efektive dhe e sigurt për kurimin e COVID-19. Po siç duket, kjo gjë nuk e ka trembur ish-ministrin i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka i cili përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se e ka përdorur këtë vaksinë. Në postimin e tij ai ka theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.
Kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm, Alexei Repik ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse kundër Covid-19 për tregun ndërkombëtar fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.
“Çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, për tregun e eksportit,” tha Alexei për kanalin televiziv Rusia-24.
“BE qëndron plotësisht në anën e Greqisë dhe Qipros”, është një pjesë e bisedës telefonike të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Burime nga BE për mediat greke raporojnë se Michel ia ka bërë të qartë se anën e kujt mban në lidhje me tensionin mes dy shteteve, si dhe dënoi marrëveshjen mes Libisë dhe Turqisë.
Kritikat për vaksinën ruse për Coronan janë të shumta. Edhe në Rusi, studiuesit dyshojnë në efektivitetin e saj.
Por zhvilluesit dhe autoritetet e mbrojnë “Sputnik V” dhe shohin një fushatë politike pas skepticizmit.