Masat anti-Covid/ Ndalohet pirja e duhanit në rajonin spanjoll
Duhanpirësit do të përballen me një masë ekstreme në rajonin spanjoll të Galicia.
Nga e enjtja, qeveria e Galicias ka ndaluar pirjen e duhanit në rrugë ose në hapësira publike nëse distanca sociale nuk mund të zbatohet.
Rajoni veri-perëndimor është i pari që ka prezantuar një masë të tillë, megjithëse të tjerët po shqyrtojnë aplikimin e saj.
Ekspertët rekomanduan ndalimin e pirjes së duhanit për të frenuar përhapjen e Covid-19 në rajon, i cili aktualisht ka 827 raste aktive të virusit.
“Ne e dimë se kjo është një masë që nuk mbështetet nga duhanpirësit,” tha Alberto Fernandez Villar, një këshilltar qeveritar, sipas gazetës El Pais. “Por unë besoj se ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme.”
Duhanpirësit duhet të heqin maskën teksa pijnë duhan. Në ambjente publike kjo mund të bëhet shkak për përhapjen e koronavirusit.
Infeksionet e reja të koronavirusit po rriten edhe një herë në Spanjë, me më shumë se 1.000 të regjistruar në ditë nga fillimi i gushtit.
LEXO TE NGJASHME