Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se qeveria amerikane do të binte 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale të koronavirusit nga firma farmaceutike ”Moderna”, që aktualisht është në një fazë të përparuar të testimit te njerëzit.
Në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë acaruar ndjeshëm për shkak të vendosjen së anijes turke Oruc Reis, Athina Zyrtare ka kërkuar ndihmën e Brukselit për organizimin e një takimit urgjent të ministrave të jashtëm të BE.
Pasi Rusia njoftoi se kishte gati vaksinën kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po diskutonin me autoritetet e Moskës për zyrtarizim të mundshëm paraprak të vaksinës së aprovuar rishtazi nga Moska.
Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya e Rusisë në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse ka regjistruar vaksinën e parë COVID në botë.
Ndërsa bëri njoftimin sot, Presidenti rus Vladimir Putin tha: “Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër koronavirusit të ri”.
Kosovës të martën i janë shtuar 171 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 463 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 13 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 354.