Flet eksperti i eksplozivëve: “Ngjyra e tymit tregon se shpërthimi ka ndodhur nga një tjetër faktor…”
Eksperti i eksplozivëve Danile Coppe ka folur për shpërthimin e Bejrutit, ku ka treguar më në detaj se çfarë mund të ketë ndodhur.
56-vjeçari tha se shpërthimit mund të jetë shkaktuar nga djegia e raketave ushtarake,jo nga nitrati i amoniumit.
Sipas tij shpërthimi që i mori jetën 180 njerëzve dhe plagosi 6,000 të tjerë, nuk u shkaktua nga nitrati i amoniumit, sepse ngjyra e reve ishte portokalli.
Coppe shpjegoi se kur nitrati i amoniumit shpërthen, ai gjeneron një re të verdhë, ndërsa pamjet tregojnë se tymi ishte portokalli.
Eksperti u shpreh se do ketë pasur ndonjë katalizator që ka nxitur shpërthimin e menjëhershëm, i tillë si litiumi cili përdoret tek raketat ushtarake. Gjithashtu ai shtoi se aty me shumë mundësi ka pasur armatime ushtarake.
LEXO TE NGJASHME