Udhëzimet e reja/ Greqia shtyn deri më 31 gusht kufizimet për udhëtarët nga këto shtete
Ndalimi I fluturimeve drejt aeroportit të Athinës “Eleftherios Venizelos” nga aeroportet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shtyhen deri në mesnatën e 31 gusht 2020. Gjithashtu shtyhet deri në këtë datë ndalimi i qarkullimit të shtetasve të vendeve të treta, përfshi Shqipërinë, përveç disponuesve të lejeve të qëndrimit, apo të dokumentave të tjera që lejojnë qëndrimin në vend.
Në çdo rast, shtetasit e vendeve të treta që duan të udhëtojnë në aeroportin e Athinës për arsye madhore, duhet të kontaktojnë me konsullatat e Greqisë në vendin përkatës. Pasagjerët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Suedia, Hollanda, Belgjika, Spanja, Malta, Emiratet e Bashkuara, Çekia do të paraqesin në kompaninë ajrore, para fluturimit, rezultatet e testit negativ, të 72 orëve të fundit, nga qendër mjekësore e certifikuar, në gjuhën angleze, me të dhënat e pasaportës. Në rast të kundër gjatë kontrollit në aeroportin e Athinës, kompania përkatëse do të detyrohet të bëjë riatdhesimin e menjëhershëm të pasagjerit.
LEXO TE NGJASHME