Diten e sotme, ne Bosnje-Hercegovine pritet te mbahet samiti i Kryeministrave te Ballkanit Perendimor ne te cilin do te marre pjese edhe ministri i Jashtem i Italise Angelino Alfano. Shefat e qeverive të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë mbërritur në Sarajevë diten e djeshme. Ata kane darkuar te gjithe se bashku ne nje nga restorantet e kryeqytetit boshnjak.
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Donald Lu eshte shprehur per Zerin e Amerikes se pret qe ministri i ri i Brendshem, Fatmir Xhafaj, “të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandër Karpushin. Gjatë takimit, Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend. Karpushin, nga ana e tij, nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qëndron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.
Nje nder vendimet e marre ne lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit 2017eshte dhe vendimi i zevendesimit te vendeve te lena bosh nga partia Demkratike dhe Partia Republikane. Cdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kriteret dhe që do të emërohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si anëtar KZAZ, nëketo vende te lena bosh do të paguhet nga 350 deri në 650 mijë lekë të vjetra.
Në kohen kur zgjedhjet jane ne qender te diskursit politik ne vend, ku nga njera ane opozita kerkon qeveri teknike ose ne te kundert paralajmeron nje bojkot te mundshem te tyre dhe nga ana tjeter qeveria, e cila e refuzon kategorikisht këtë kërkesë, pikëpyetje ngrihen dhe mbi zgjedhjet që do të mbahen në Kavajë.