Kryeministri i vendit, Edi Ram ndodhet qe diten e djeshme ne nje taklim zyrtar ne kryeqytetin e Frances, Paris. Gjate kesaj vizite, qeveria shqiptare dhe ajo franceze kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në nivel strategjik. Palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur një vizitë një ditore në Francë, ku pritet të takojë dhe homologun e tij, kryeministrin Bernard Cazenuve. Rama kujton me nostalgji kohën e qëndrimit në Francë ndërsa shprehet se është kënaqësi rikthimi në Francë.
Me 7 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit të LSI-së në Qarkun e Lezhës, Petrit Gjonit. Kastriot Piroli, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës që do të zëvendësonte deputetin e larguar Armando Prenga, u dorëhoq nga zgjedhja në këtë detyrë, duke ia lënë vendin kandidatit të radhës në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, permes nje deklarate ne oret e vona te mbremjes nga cadra e protestes është shprehur se ka mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkohë Basha ka theksuar edhe njëherë se zgjidhja e vetme e krizës politike është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë teknike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë pretendimet e Bashës se qeveria Trump mbështet protestën e opozitës, bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi. Ambasada Amerikane në Tiranë u shpreh se SHBA mbështet kauzën e opoztës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve por sipas tyre kjo gjë nuk duhet të përdoret si shfajësim për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit.