Si u qëlluan gabimisht 4 të rinjtë në Tiranë, nga ngjashmëria e makinave te…, ngatërresa me gruan e Roan Brahimit

 640 0 68020e451e2f7

Atentati me 4 të plagosur qe u ndoqen nga zona e Shkozes deri ne Lunder, tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, ndërsa siç është raportuar edhe më herët besohet se autorët kanë ngatërruar shënjestrën.

Ka dyshime se shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve.

Sipas informacionit të raportuar nga News 24, gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Po ashtu kjo e fundit përdor të njëjtin model makine si mjeti me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë mbrëmë. Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një gërmë ndryshe nga targa e mjetit ku ndodheshin të rinjtë

Natën e kaluar ajo ka qenë në Pllanë të Lezhës ku iu vra vjehrri.

Hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shenjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, ndërsa kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që gruaja e Brahimit të kthehej në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën Mercedes-Benz G Class dhe kanë hapur zjarr.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.