Rreth 47 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë në turin e parë dhe në turin e dytë më 7 maj për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës franceze që do të pasojë presidentin socialist, François Hollande.Si zgjidhet presidenti?
Presidenti zgjidhet me votim universal të drejtpërdrejtë, me sistem pokitik mazhoritar me dy ture, për një mandat pesë vjeçar.
Ai duhet të marrë mazhorancën absolute shprehur në një apo dy turet, kushdo qoftë përqindja e pjesëmarrjes.
Vota e bardhë, që mundëson shprehjen e refuzimit të zgjedhjes nuk njihet në Francë. Që prej një ligji në vitin 2014, këto vota numërohen të ndara nga votat nyl dhe të aneksuara si të tilla në proces verbalin e çdo qendre votimi, por ato nuk merren parasysh në llogaritjen e votave të shprehura.
Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes apelojne per pjesemarrjen e te gjithe spektrit politik ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Partia Socialiste do të lançojë një konkurs për këngën që do të shoqërojë fushatën elektorale të selisë rozë. Një gjë të tillë e konfirmoi sot kryeministri Edi Rama gjatë mitingut me të rinjtë e qarkut të Tiranës të cilët do votojnë për herë të parë në 18 qershor.
Eshte miratuar vettingu nga shumica, gjate nje seance parlamentare që zgjati vetëm 3 minuta, me 82 vota emrat e anëtarëve të PS, LSI dhe PDIU për 2 komisionet e tjera të vetting-ut, që përbëhen nga 12 dhe 6 anëtarë.
Edhe pse komisioneret Mogherini dhe Hahn u shprehen shume te qarte ne letren derguar Bashes, duket se ai nuk ka bere asnje terheqje. Lulzim Basha, kreu i PD-se do votoje një Reformë në Drejtësi sipas marrëveshjes së 22 korrikut të cilën ai thotë se e shkeli Edi Rama.