KQZ: Te behen publike CV dhe vetedeklarimet

0000000000000000000.kqz 4

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,vendosi me 7 vota pro që partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, krahas listës shumëemërore të kandidatëve, të paraqesin dhe një jetëshkrim të shkurtër të secilit prej tyre.

Ky jetëshkrim, së bashku me formularin e vetëdeklarimit, do të jenë të aksesueshme nga të gjithë votuesit në faqen e internetit të KQZ-së.

“Për herë të parë bashkë me listën shumëemërore ne do të publikojmë edhe CV-në për çdo kandidat në mënyrë që kandidatët të kenë mundësi që të dinë se çfarë përfaqësojnë ata”, u shpreh kreu i KQZ, Denar Biba.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua dhe buxheti total i zgjedhjeve të 7 majit në Kavajë, kosto e të cilave shkon në 7.298.450 lekë, si dhe u miratuan anëtarët dhe sekretari i KZAZ 42, ku PD dhe PR nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë. 

Ndërkaq, Partia Socialiste u regjistrua zyrtarisht si pjesëmarrëse në këto zgjedhje.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.