Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të rikthehet në Uashington, vetëm pak ditë pas përfundimit të vizitës së tij në SHBA. Bushati do të udhëtojë më 19 prill, ku ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i leitnand gjeneralit McMaster, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, njëri ndër tre “gardianët” e banorit të ri të Zyrës Ovale.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkinë Kavajë. Dekreti i kreut të shtetit vjen një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 29 dhjetor 2016, për t'i hequr mandatin ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, ka arritur që mëngjesin e sotëm të fotografojë një moment domethënës në ‘çadrën e lirisë’, e ngritur prej më shumë se një muaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pikërisht përpara godinës së Kryeministrisë.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër në mbështetje te kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme nga eurodeputeti Louis Michel, ish ministër i Jashtëm dhe zv kryeministër i Belgjikës. Louis Michel është babai i kryeministrit aktual belg, Charles Michel. Në letrën e tij, eurodeputeti shprehet se prodhimi, trafikimi i drogës si dhe rritja e rolit të krimit të organizuar në jetën politike është shqetësim i madh nisur nga ky vit zgjedhor në Shqipëri.
Sali Berisha, i ndodhur tek cadra e Partise Demokratike para Kryeministrise tha se për shkak të qeverisë aktuale, shqiptarët janë goditur në shpresën për të votuar të lirë.
Ai i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqjen, pasi në të kundërt do ta largohet si mjeran dhe jo me marinsa.