Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bashkë me përfaqësues të të përndjekurve politikë i bëri thirrje kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, të tërhiqet dhe të mos pranojë marrjen e postit të ministrit të Brendshëm. Për të treguar vendosmërinë e opozitës kundër këtij emërimi, Lulzim Basha përdori një gjuhë të fortë.
Mustafa ia shpjegon nga Prishtina Edi Rames: Tregu i perbashket rajonal na e kthen JugosllavineShpalosja e idese se nje tregu rajonal ballkanas, para kryeministrave te 6 vendeve te rajonit ka perplasur kryeministrin Isa Mustafa me ate te Shqiperise Edi Rama, ku ky i fundit tha se kjo ide eshte plasuar nga Shqiperia.
Mustafa vlereson se Kosova nuk e sheh me entuziazem kete propozim, pa marre parasysh se i kujt eshte, duke iu referuar propozimit te Rames. Madje, Mustafa ia kujton kryeministrit te Shqiperise se permes ketij tregu rajonal "kthehet Jugosllavia".
Postimi i plote i Kryeministrit:
Tregu i perbashket i vendeve te Ballkanit Perendimor nuk eshte ne interes te njejte te te gjitha vendeve.
Kosova nuk e sheh me entuziazem kete propozim, pa marre parasysh se i kujt eshte. Ne ndajme pervoja te ndryshme nga e kaluara dhe kjo e kaluar nuk deshirojme te na kthehet edhe nje here ne ambalazhim te ri. Nje treg i ngjashem me ate te ish-Federates Jugosllave, pa Kroacine e Sllovenine e me Shqiperine, si treg i perbashket. Jo! Ose nje union doganor i Ballkanit Perendimor, ne te cilin Kosova nuk do te kete prekje me asnje vend te Bashkimit Evropian. Jo!
Kosova thellesisht mbeshtet bashkepunimin ekonomik dhe tregtar, heqjen e te gjitha barrierave te te berit biznes dhe tregti me vendet e Ballkanit Perendimor; punen e perbashket ne terheqjen e investimeve te huaja, bashkepunimin ndermjet NVM-ve, njohjen dhe respektimin e diplomave, qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe kapitalit.
Kosova vendin e vet e sheh ne tregun unik evropian, mbi bazen e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.
Kreu i grupit parlamentar i PS, Gramoz Ruçi akuzoi sot opozitën se me hapat që po hedh këto ditë rrezikon të lejë vendin pa parlament, pa qeveri, duke e futur në krizë.
Një anëtar i vjetër i PE-së akuzon partinë kryesore që po bllokon reformat e para gjerësisht si jetësore për të mbajtur gjallë shpresat e vendit për tu anëtarësuar në BE. Deputeti i qendrës i djathtë sllovak Eduard Kukan kritikoi rëndë pozicionin konkret të PD-së e cila, sipas tij, rrezikon të pengojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Te gjithe kryeministrat e vendeve te Ballkanit Perendimor te cilet aspirojne integrimin ne Bashkimin Europian behen bashke ne Sarajeve. Në këtë takim, pjesë e nismës europiane për rajonin, morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Në Samit u diskutua mbi proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, bashkëpunimin ndërmjet tyre, si dhe për progresin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme, në ekonomi, transport, energji, infrastrukturë.