Nga salla e Kuvendit, peshën e opozitës e mbajti sërish Ben Blushi, i cili u ndal gjatë tek ndryshimet në qeveri, të cilën sërish e quajti të dështuar. Por, më shumë se për kryeministrin Edi Rama, ish-socialisti akuzat për largimin e 4 ministrave i adresoi për Ilir Metën, për të cilin tha se është ai që vendos kush rri dhe kush ikën nga qeveria.
Eshte shkarkuar drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi me 55 vota pro dhe 20 kundër. Opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend për shkak të bojkotit, ndërsa më herët ka kundërshtuar shkarkimin e Shehit duke e cilësuar si lëvizje të Ramës për të kapur këtë institucion. Kuvendi ka votuar edhe anëtarin e ri të AKEP, i cili do të jetë Alban Karapici.
Pritet qe ne seancen e sotme ne Kuvend te votohet shkarkimi i drejtoreshes se AMF-se, Enkelejda Shehi. Projektvendimi për shkarkimin e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka ardhur pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve, pasi deputetët e LSI-së votuan kundër.
Elisa Spiropali shprehet permes nje postimi ne rrjetin social, facebook se shqiptarët kanë dy rrugë në 18 qershor, të zgjedhin mes mbetjes përgjithmonë në çadrën e errët ose daljes në dritën e shfrytëzimit të mundësive historike për përparim dhe zhvillim.
Sekretarja e Pergjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla deklaroi ne argumentet e kursimit per kete vit se deputetet nuk do te paguhen gjate periudhes se fushates zgjedhore. “Sqarojmë se për specifikën e vitit 2017 si vit elektoral, në kompensimet ligjore të deputetëve është kërkuar më pak fond buxhetor, pasi në periudhën e fushatës zgjedhore nuk do të shpenzohet buxhet për honorare komisionesh, për dieta brenda vendit apo karburant.