Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur qe diten e sotme te mos e kaloje ne cader per te protestuar por eshte zhvendosur ne Elbasan per te festuar diten e veres. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.
Ne diten e 24 te protestes se opozites, kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, basgke me aleatet e tij ka nisur takimet me ambasadoret e vendeve me te rendesishme te Bashkimit Europian. Në drekën e punës me 5 prej tyre, Basha ka informuar ambasadorët për arsyet përse opozita nuk e pranon qeverinë e Kryeministrit Rama si garante për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha nuk ka dha detaje kur foli për gazetarët pas takimit me ambasadorët.
Gjate mbledhjes se kryesise, diten e sotme Kryeministri Rama ka zyrtarizuar kater emrat e rinj ne kabinetin qeveritar. Kjo vjen si pasoje e largimit te kater ministriave diten e djeshme. Kreu i qeverisë nuk i ka mbajtur gjatë me pikëpyetje vendet bosh duke emëruar në to personazhë që vijnë nga brenda Partisë Socialiste.
Lulzim Basha, gjate nje bashkebisedimi me qytetaret ne cadren e protestes e konsideroi si gjëmën më të madhe për vendin kriminalizimin e politikës. “Në Parlament janë ulur njerëz që janë llumi i shoqërisë, njërëz të cilët nuk i lidh asgjë me Partinë Socialiste. Janë në Parlament dhe janë kryetarë bashkish. Kriminalizimi i politikës është gjëma unike. Shteti është i kapur nga krimi i organizuar”, tha Basha.
Eshte mbledhur diten e sotme kryesia e PS-se e cila ka ne fokus largimin e 4 ministrave nga kabineti qeveritar dhe propozimin e kater emrave te rinj per te zevendesuar Saimir Tahirin, Blendi Klosin, Ilir Beqajn dhe Bledi Çuçin. Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste po zhvillohet në selinë rozë, ndërsa deri tani ashtu sikur ka deklaruar edhe vetë kryeministri dihet vetëm që 4 emrat e rinj në qeveri do të jenë politikë, pjesë e strukturave të PS.