Zyrtarizohen ministrat e rinj: Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu e Shalsi

0000000000000000000000000000000000000000Ramaa

Gjate  mbledhjes se kryesise, diten e sotme Kryeministri Rama ka zyrtarizuar kater emrat e rinj ne kabinetin qeveritar. Kjo vjen si pasoje e largimit te kater ministriave diten e djeshme. Kreu i qeverisë nuk i ka mbajtur gjatë me pikëpyetje vendet bosh duke emëruar në to personazhë që vijnë nga brenda Partisë Socialiste.

Surprizë është emri i Fatmir Xhafajt, i cili do të jetë Ministër i Brendshëm në vendin e Saimir Tahirit, pasi për këtë post ishin përfolur diasa emra të tjerë, si Niko Peleshi e Ermonela Felaj. Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj rikthehet në post ministror, pasi më parë ka qenë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Ministër i Drejtësisë në qeverinë Nano.
 
Deputetja e PS, Olta Xhaçka do të jetë Ministre e Mirëqenies Sociale në vendin e Blendi Klosit.
 
Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu është vendosur në postin e Ministres së Shëndetësisë në vendin e Ilir Beqajt.
 
Ndërsa ministri i 4 është Eduart Shalsi në postin e Ministrit të Çështjeve Vendore, zëvendëson Bledi Çuçin.
 
-Largohet Saimir Tahiri,  Ministri i Brendshëm bëhet Fatmir Xhafaj

-Largohet Ilir Beqaj,  Ministër i Shëndetësisë bëhet Ogerta Manastirliu

-Largohet Bledi Çuçi, Ministër i Pushtetit Vendor bëhet Eduart Shalësi

-Largohet Bledi Klosi, Ministër i Punës e Mirëqënies Sociale bëhet Olta Xhaçka 

Emrat e ministrave të rinj janë zyrtarizuar nga kryeministri Rama pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste për rreth një orë.
 
Pas vendosjes së 4 emrave të rinj, kryeministri Rama do t'i dërgojë në Presidencë për dekretim.
 
Ndërkohë që në mesditë do të zhvillohet edhe mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama do të prezantojë para deputetëve emrat e rinj të ministrave.
 
Kryeministri Rama deklaroi dje se largimet nuk erdhën as si pasojë e protestës së PD, por nuk kanë qenë as kërkesë e Metës.
 
Sipas tij, lëvizjet po realizohen për një mobilizim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 Qershorit në Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar, ku objektiv është një rezultat më i mirë se në 2013.
 
Largimet nga qeveria u përfolën që prej ditës së shtunë, ku jozyrtarisht u deklarua emri i parë që do të largohej nga qeveria që ishte i Saimir Tahirit. Ky emër do të pasonte ditën e dielë dhe 3 largime të tjera që sipas Ramës do të bëheshin në kuadër të përmirësimit të fushatës elektorale.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.