Thënie nga Femrat e famshme
Nëse doni të sakrifikoni admirimin e shumë burrave për kritikën e njërit, në rregull, martohuni.
- Katharine Hepburn, 1907-2003
Dhjetë burra më presin jashtë? Dërgojeni një prej tyre në shtëpi, jam shumë e lodhur.
- Mae West, 1892-1980
E vetmja herë që ndihem keq, është kur bëj diçka vetëm për paratë.
- Katharine Hepburn, 1907-2003
Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm për një çast. Dhimbja e dashurisë mban një jetë.
- Bette Davis, 1908-1989
Burrat janë hobi im. Nëse ndonjëherë do të martohesha, nuk do të thotë se e kisha braktisur.
- Mae West, 1892-1980
Mënyra më e mirë për të bindur një burrë për të bërë diçka, është të lësh të kuptohet se ai mund të jetë tepër i vjetër për ta bërë këtë.
- Shirley MacLaine, 1934-
"Burrat që besojnë se marrëdhëniet e mëparshme të një gruaje, zvogëlojnë dashurinë e tyre për ta, janë me të vërtetë budallenj dhe të dobët.
Një grua mund të fillojë një dashuri të re me çdo burrë që ajo e do, me kusht që të mos ketë shumë. "
- Marylin Monroe
Unë jam një shtëpiake e mahnitshme. Çdo herë që lë një burrë, mbaj shtëpinë e tij.
- Zsa Zsa Gabor
Kur një vajzë martohet, shkëmben vëmendjen e shumë burrave me mungesën e vëmendjes së një burri.
- Helen Rowland
Dua që gratë të çlirohen, por të vazhdojnë të kenë një bythë të bukur dhe ta tundin.
- Shirley MacLaine, 1934-
Për të joshur meshkujt, unë hedh një aromë të re. Ajo quhet "aroma e makinës së re".
- Rita Rudner
Ku ka dashuri të madhe, gjithmonë ka mrekulli.
- Willa Cather
"Uroj që të isha përsëri një vajzë e vogël, sepse gjunjët e rjepura janë më të lehtë për t'u riparuar se sa një zemër e thyer".
- Julia Roberts
Ka disa gjëra që i mësoni më mirë në paqe dhe qetësi, dhe disa në stuhi.
- Willa Cather
Marrëdhënia më e lehtë për mua është me 10000 njerëz. Më e vështira është me një.
- Joan Baez, 1941-
Askush nuk mund ta mbështesë sigurinë e tij në mirësinë fisnike të dikujt tjetër.
- Willa Cather
Nëse nuk kishim dimër, pranvera nuk do të ishte aq e këndshme. Nëse diku - diku nuk kishim vështirësi, prosperiteti nuk do të dukej aq i mirëpritur për ne.
- Anne Bradstreet
Ka disa gjëra që mësoni më mirë në paqe dhe qetësi, dhe disa në stuhi.
- Willa Cather, 1873-1947
Të kesh njëzet dashnor brenda një viti është e lehtë. E vështirë është të kesh një dashnor për njëzet vjet.
- Zsa Zsa Gabor, 1917-2016
Betohem se kurrë nuk do të jetoj për hir të një personi tjetër, as nuk do të kërkoj që dikush tjetër të jetojë për hirin tim.
- Ayn Rand, 1905-1982
Kur dikush e ka humbur kontaktin me veten e tij, nuk mund të ketë kontakte me të tjerët.
- Anne Morrow Lindbergh, 1906-2001
Njerëzit mund të falin gjithçka, përveç njerëzve që shohin vetëm punën e tyre.
- Margaret Mitchell, 1900-1949
Mirësjellja nuk kushton asgjë dhe blen gjithçka.
- Lady Mary Montagu, 1689-1762
Kur dikush është i sinqertë, prania e tij është një kompliment.
- Marianne Moore, 1887-1972,
Është një njeri i ndershëm ai që e di se nuk mund të konsumojë më shumë sesa ka prodhuar.
- Ayn Rand, 1905-1982
Duhet të mësosh të duash vetëm ato gjëra që nuk mund të të vjedhin.
- Alice Walker, 1944-
Dashuria është si një lojë që e luajnë dy, dhe të dy fitojnë.
- Eva Gabor
Kurrë nuk e njeh në të vërtetë një burrë, deri sa të marrësh divorcin prej tij.
- Zsa Zsa Gabor, 1917-2016
Kërkoj tre gjëra nga një burrë. Duhet të jetë i bukur, i pamëshirshëm dhe budalla.
- Dorothy Parker.
Më pëlqen martesa. Është mirë të gjesh një person të veçantë që dëshiron të shqetësosh për pjesën tjetër të jetës tënde.
- Rita Rudner.
Nuk mundem dhe nuk dua të pres dhe të qep vetëdijen time që të përshtatet me modën e sivjetshme.
- Lilian Hellman
Unë e urrej përhapjen e thashethemeve, por çfarë tjetër mund të bësh me ta?
- Amanda Lear
Bëj çfardo që më pëlqen tani, thjesht nuk kam kohë për gjithçka.
- Gina Lollobrigida, 1927-
Kur fajësoni gratë, të gjitha kapen me ju dhe kundërshtojnë. Kur fajësoni secilën veç e veç, të gjitha pajtohen.
- Gina Lollobrigida, 1927-
Një grua në moshën 20 vjeç është akull, në të 30-tat e nxehtë, dhe në të 40-tat përvëluese.
- Gina Lollobrigida, 1927-
Bukuria është se si ndiheni brenda vetes tuaj, dhe kjo reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike.
- Sophia Loren, 1934-
Sex apil është 50% ato që keni dhe 50% ato që burrat mendojnë se keni.
- Sophia Loren, 1934-
Shumica e grave duan me çdo kusht të ndryshojnë burrin e tyre, dhe kur e ndryshojnë, nuk e pëlqejnë më.
- Marlen Dietrich, 1901-1992 Aktore Gjermane
Pse duhet të flas me ju? Kam një takim urgjent me shefin tuaj.
- Marlen Dietrich, 1901-1992 Aktore Gjermane
(fjalët e saj të fundit drejtuar një prifti që erdhi ta rrëfejë)
LEXO TE NGJASHME