Disa Thënie të urta popullore
- Kali i huaj të len në baltë.
- Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë.
- I dehuri gjithnjë betohet se nuk është i pirë.
- Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin edhe thumbin.
- Qingji i butë thithë dy nëna.
- Ai që të bërtet shumë të del i mirë në fund.
- Mos u mundo të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.
- C’ke në shtëpi, tregon fëmija, c’ke në shpirt tregon rakija.
- Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.
- Mendja e madhe.. e keqja e vetes.
- Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rë-ndë është t’i pranosh.
- Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur te del nga goja, bëhesh rob i saj.
- Nuk është turp kur nuk e di, por është turp kur nuk dëshiron ta mësosh.
- I madh bëhesh me mendje, jo me moshë.
- Jeta është një libër, kopertinat e të cilës janë Lindja dhe Vdekja.
- Ari në zjarr provohet, miku në rrezik dallohet.
- Kur drejton i keqi, popullin e merr dreqi.
- Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.
- Ajo lule që s’ka erë, s’ka vlerë.
- Dy vetë u vranë për një fjalë. Fjala rron ende, njerëzit jo.
- “Mos u kreno me pamjen tënde se ti nuk e ke krijuar atë.
- Mos u kreno me prejardhjen tënde se ti nuk e ke zgjedhur atë.
- Krenohu me moralin dhe sjelljen tënde se ti e ke ndërtuar atë!”
LEXO TE NGJASHME